Zgjedh situatën tënde.
Moshën, momentin që do të ndryshosh, ritmin dhe ndihmën që ke. Mund të fillosh edhe me një ushqyerje të vetme.
Me afërsi për fëmijën. Me kujdes edhe për ty.Pa u larguar nga fëmija që të “harrojë” gjirin. Pa spec djegës apo uthull.
Një plan hap pas hapi që merr parasysh emocionet e fëmijës dhe të tuat. Me komunikim, afërsi dhe udhëzime për kujdesin ndaj gjinjve gjatë ndryshimit, sipas moshës dhe situatës suaj.
Plani me 4 hapa + 3 kartela bonus · Pagesë e vetme
Për pakësim ose ndërprerje. Me hapësirë për pauzë dhe përshtatje.
Do të krijosh një ritual tjetër, por nuk di si ta nisësh pa ndryshuar gjithçka përnjëherë.
Shih një shembull për gjumin →02Ke vendosur të pakësosh, por në momentin kur të kap bluzën nuk di çfarë të thuash ose të ofrosh.
Shih një shembull për ditën →03Ke nevojë për organizim të ushqyerjes, kujdes për trupin dhe pyetjet e duhura për profesionistin.
Shih rrugën e posaçme →Zgjidh moshën dhe një situatë. Shih llojin e veprimit dhe alternativës që gjen brenda udhëzuesit.
Kjo është një pjesë orientuese. Brenda produktit zgjedh edhe ritmin dhe mbështetjen që ke.
Shembull orientues. Plani i plotë hapet brenda produktit.
Nuk ke nevojë t’i lexosh të 14 kapitujt për të gjetur hapin e parë.
Moshën, momentin që do të ndryshosh, ritmin dhe ndihmën që ke. Mund të fillosh edhe me një ushqyerje të vetme.
Në krye të hapit ke një kartelë të shkurtër: çfarë provon, çfarë thua dhe çfarë bën nëse nuk ecën. Bonuset i hap drejtpërdrejt prej saj.
Shënon si shkoi. Vazhdon, zvogëlon ndryshimin ose bën pauzë. Ritmi i familjes suaj udhëheq planin.
“Ishte 23 muajshe. Na mori rreth dy javë. Vetëm dita e parë ishte pak sfiduese, por komunikimi na ndihmoi. Në fund e la gjirin vetë.”
Përvojë personale, e redaktuar për qartësi. Koha dhe përvoja ndryshojnë nga një familje te tjetra.
Prandaj udhëzuesi përfshin edhe shembuj komunikimi. I përshtat me moshën dhe mënyrën si flisni ju, krahas veprimeve të përditshme.
Produktin e kanë vlerësuar një pediatër dhe mama që e kanë përdorur.
Zgjedh situatën dhe sheh kartelën e hapit: veprimin, fjalët ose kujtesën dhe alternativën kur vështirësohet. Shpjegimet e plota i hap kur të duhen.
Përgatitja, momenti, prova dhe vendimi i radhës.
Dallime në ushqyerje, pritshmëri dhe komunikim.
Gjumi, kërkesat gjatë ditës, kujdesi për ty dhe burimet.
Shembuj komunikimi dhe alternativa qetësimi, bashkë me kujdesin për gjinjtë, lehtësimin e parehatisë dhe shenjat kur duhet të kërkosh ndihmë.
I hap veçmas ose i printon, pa kërkuar mes kapitujve.
Një kujtesë për qetësimin, çfarë të vëzhgosh dhe kur ta lësh ndryshimin për një moment tjetër.
Fjali kur kërkon sërish gji, kur nuk do përqafim dhe kur familja ndërhyn me komente.
Kërkesa konkrete për partnerin ose kujdestarin, që të mos shpjegosh gjithçka kur je e rraskapitur.
Brenda udhëzuesit gjen organizimin e ushqyerjes alternative, kujdesin për gjinjtë dhe pyetjet për profesionistin. Afati dhe mënyra varen nga mosha dhe situata shëndetësore. Nëse je kryesisht vetëm, zgjedhjet e planit marrin parasysh edhe mbështetjen që ke.
Për ty që ke vendosur ta pakësosh ose mbyllësh gjidhënien dhe do ndihmë me zbatimin.
Material edukativ. Nuk përfshin konsultë individuale. Për vështirësi ushqyerjeje ose shqetësime shëndetësore kërko udhëzim individual.
Pagesë e vetme për produktin digjital.
Pagesë e vetme. Hyrja hapet pas konfirmimit nga POK. Ruaj linkun tënd personal; nuk dërgohet email automatik.
Pranë hapit ke alternativa për ta zvogëluar ndryshimin ose për të bërë pauzë. Shënon reagimin dhe rishikon çfarë të provosh më pas. Për vështirësi ushqyerjeje ose shqetësime shëndetësore kërko ndihmë individuale nga profesionisti që ju ndjek.
Mund të zgjedhësh një moment të ditës ose të punosh fillimisht me lidhjen gji-gjumë. Qëllimi dhe ritmi zgjidhen brenda produktit.
Jo. Ndjek katër hapa për një ndryshim të zgjedhur dhe qëndron në secilin aq sa të duhet. Nuk ka premtim ndërprerjeje në një numër të caktuar ditësh.
Udhëzuesi dallon ushqyerjen nga qetësimi. Vaktet e hequra kanë nevojë për qumësht gjiri të shtrydhur ose formulë për foshnja; ushqimet dhe uji nuk e zëvendësojnë qumështin e nevojshëm. Për vështirësi ushqyerjeje ose heqjen e vakteve natën kërko udhëzim individual.
Ka ide për rituale të thjeshta dhe ndryshime të vogla që nuk kërkojnë patjetër një person tjetër për gjumin.
Ka një rrugë të veçantë për të organizuar ushqyerjen dhe kujdesin për trupin. Nuk përshkruan barna ose një afat universal për ndalimin e prodhimit të qumështit.
Udhëzuesi interaktiv dhe tri kartelat bonus.
Çmimi i produktit: 2.000 lekë
Pas pagesës së konfirmuar hapet produkti. Kopjo ose shkarko linkun personal për ta rihapur.